Raportimet nga qytetarët

Numri i raportimeve: 3715
E verifikuar

probleme me uje ne Fushe Kosove

Pershendetje, Dua te raportoj ne lidhje me Ujesjellesin Prishtina. Une si qytetar i komunes se fushe kosoves dua te ju informoj se nuk kemi asnje pike uji ne qender te fushekosoves. Une jetoj me nje banes te re ne rrugen lidhja e pejes, 200m larg nga rrethi i fushe kosoves, banesa X ne katin e 7. Kam kontaktuar disa here ujesjellesin prishtina, gjithashtu kam qen ne zyret e tyre, mirepo simbas tyre duhet te rri dhe te pres derisa te vije vjeshta apo dimri sepse gjate gjith veres nuk do te kem uje. Njeri nga punetoret e ujesjellesit me tha se kinse jane nderruar disa gypa dhe ata gypa jane fallco dhe nuk guxojne te leshojn shtypjen sikur qe ishte me heret dhe per kete arsye ne do te jemi pa uje dhe as qe pritet te vie. Nje tjeter punetor me tha se kinse ka shpenzime te medha te ujit dhe nuk arrin qe te vie deri ne katin e 7. Mirepo para 15 dite une kam pasur uje normal ashtu siq kan pasur edhe te tjeret. Kur ka pasur reduktime nuk kam pasur as une, ndersa kur nuk kan pasur te tjeret uje, ateher nuk kam pasur as une. dhe nuk qendron ajo se ka shpenzime te medha te ujit sepse nese ka shpenzime te medha, ateher do te duhej qe se paku ne mbremje apo ne mesnat te kisha bile pak uje. Kerkesa ime tek ujesjellesi ishte qe ju lutem bile vetem 1 ore ose gjysem ore ne mbremje te na bejn nje zgjedhje te kemi uje, vetem sa ti mbushim disa rezerva, e te mos bllokohemi. Ata biseduan me dikend ne telefon dhe pergjigja perfundimtare e tyre ishte se nuk mund ta leshojm me shume shtypjen (ata e kan zvogeluar shtypjen e ujit prandaj nuk kemi uje), dhe simbas tyre une duhet te pres deri sa te vie vjeshta. Ju lutem shume qe te hulumtoni dhe ta lajmroni kete papergjegjesi per shkak se nuk egziston askund ne bote qe te presim 6 apo 7 muaj pa asnje pike uji. e sidomos tash qe ka rezerva shume te medha te ujit.

  • Fushë Kosovë
  • Kuvendi komunal
8 Vite Më parë
E verifikuar

Shperthimi ne KEK para nje viti

Shperthimi ne KEK, para nje viti nese nuk gabohem me daten 6/6/2014 ne KEK ndodhi nje ngjarje qe e tronditi te gjith kosove dhe shqiptaret e ato dit fushate te gjith politikanet premtuan se do ta zbardhin ngjarjen por asnje nga politikanet nuk e ka zbardh ngjarjen e cila ka ndodh ate dit atje, sot po te kerkosh ne google me frazen shperthimi ne KEK gjen neper protale lajmesh shum deklarata e shum verzione te cilat jan arhivuar neper faqe te ndryshme e ku asnje politikan me nuk i kujton ato ngjarje e as nuk ka nderrmar nje hap qe te verifikohet ngjarja dhe te ket masa parandalues per ndonje gjarje tjeter te llojt te njejt, kerkoj falej nese nuk ka qen vendi i duhur per te shkruar ketu por une si qytetar kam fituar besimin tek ju dhe po ndihna i sigurt qe po shkruaj se edhe ata qe kan humb jeten at dit kan qen njerz sikur ne dhe duhet kujtuar,

  • Obiliq
  • KEK-KEDS
8 Vite Më parë

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests