Raportimet nga qytetarët

Numri i raportimeve: 3715
I pa verifikuar

POLICI I KOSOVES

Po raportoj policin e kosoves . Arsyja osht qe ky paska qen e pe shtika qenin ndeshje mu honger me qen tjer domethon n luft qe pi bjen Abuzim t Kafsheve. Un e di qe ky sen si per polic si per njerz t thjesht osht ilegal e ky si polic qe e din ligjin duhet mi dijt kto sene ma mir se un. Ku kom ni qe kan bo ndeshje me pitbulla e di qe si ti ka pa policija i ka arrestu kta spo di tash qysh .... Personalisht nuk e njoh kit njeri. ka plot foto n facebook t qenit tu bo lufta e video ka e plot tjera... 

  • Klinë
  • Polici
8 Vite Më parë
E verifikuar

Brenda UPse

Pershendetje. Deshta me lajmru ni rast n'UP - Ekonomik, per t'cilin po menoj qe munet me kan lajm. Me 02.07.2015, gjate ni provimi n'qershor te prof. N.R ni student u zu tu kopju prej asistentes t'profesorit. Ajo para studentave tjere i'a nenshkrujti provimin edhe i'a boni X.. demek e humbe afatin. Tash ky studenti, jo qe ka marre naj ndeshkim per shkak t'kopjimit sen qe ish duft me ndodh, ama ky e ka kalu provimin (nuk e di se qysh), ka diplomu, plus e ka mbrojt temen e diplomes te qai prof., asistentja e tij qe i'a ka nenshkru testin. Studenti osht i familjar i AA. I njejti rast ka ndodhe edhe me studente tjere. Munet me pase material edhe per djal t'BB. Per me vertetu.. sallat jane t'gjithat me kamera, profa DUHET me i pase testet e qershorit (ku edhe muni me pa testin e tij). Neper afate t'rregullta nuk po i kalojne provimet, e qysh e tek po ja bajne ka mundsi qe e zbuloni ju. Dite t'mire.

  • Prishtinë
  • Arsim
8 Vite Më parë
E verifikuar

xhamia

Jam qytetare e Pejes, por jetoj jasht Kosoves, sidocofte vizitoj shpesh qytetin tim per qellime familjare. Vendosa te ju shkruaj si rrjedhoje e irritimit te vazhdueshem qe une si qytetare, e nganjehere edhe si vizitore, perjetoj nga zeri i larte i xhamive ne qytetin e Pejes, diteve te premte, ne faljen e Xhymase. Posaqerisht, xhamia e njohur si “XX” ka te angazhuar nje imam i cili cdo te premte, pervec kendimit te xhymase gje qe eshte shume OK, “ligjeron” me ton si t’u drejtohej nje mase mbi 10000 personash, sikur po behet thirrje per lufte, per kryengritje, sikur po behet nje denim me vdekje ne nje qytet ne Lindjen e Mesme. Pse eshte nevoja te ngritet zeri aq shume i autoparlanteve dhe te kete mbulim akustiv disa qindra metra pertej xhamise, te degjohet deri tek 'Ura e Zallit'? A nuk mund te mbetet falja e xhymase per ata qe shkojne ne xhami? Me vete kete vere pata edhe disa te huaj te cilet paten shume deshire ta vizitonin Pejen, e nder te tjera iu ra ne sy kjo vecori, duke iu krijuar menjehere pershtypjen sikur te ishin ne Mosul, dhe kete nuk e prisnin. Une jam e bindur qe me kete ceshtje duhet te mirret edhe policia, edhe komuna, edhe Ministria e Brendshme, sepse eshte dicka qe dukshem ndikon ne rritjen e ekstremizmit fetar, pengimin e turizmit, i jep ngjyrim negativ qytetit, e mbi te gjitha, eshte influence e dukshme ne imponimin e fese dhe pjesemarrjes ne keto falje te xhymase, gje qe jam e bindur eshte e ndaluar me ligj. Ju lus te beni nje reportazh diten e premte ne faljen e xhymase ne xhamine “XX” ne Peje dhe ta ngritni si ceshtje. Do te bindeni se dicka e tille nuk ndodh as ne Prizren, as ne Prishtine, as ne Gjakove, por vetem ne Peje. Ju faleminderit, AA

  • Pejë
  • Qeveri
8 Vite Më parë
E verifikuar

rast per arsim ne Ferizaj

Pershendetje Jam AA(tashme ish drejtoreshe shkolle nga data 26.08.2015 dhe faktikisht pa ore mesimore-pra e papune). Dua te raportoj nje padrejtesi ndaj meje,pra rast te cilin mund ta kualifikoj si keqperdorim te pozites zyrtare nga zyrtaret komunale ne Ferizaj. Ne te vertete eshte fjala per Konkursin per Drejtore shkollash ne Komunen e Ferizajt (XX“ ne Fshatin e Vjeter-Ferizaj), ku sipas mendimit tim jane bere keto shkelje: 1. Eshte anuluar konkursi pa kurrefare baze. Ne Konkurs kane konkuruar 5 kandidate e prej tyre vetem njerit iu eshte mohuar e drejta qe ne fillim per mungese te dokumentacionit. Te tjereve u jane pranuar dokumentet, jane mbajtur intervistat dhe gjithcka ka shkuar ne rregull deri ne fund. Mandej konkursi u anulua pa ndonje shpjegim apo arsyetim edhe ate jo vetem ne kete shkolle por edhe ne disa shkolla tjera. 2. Diten e anulimit te konkursit , vendosin per ushtrues detyre nje kandidat i cili u emerua ne menyre klandestine pra pa e lajmeruar ne vendimin per anulimin e konkursit por ne nje dokument „te brendshem“ te komunes. Ky kandidat: a. Nuk kishte konkuruar fare ne shkollen e lartepermendur por kishte konkuruar ne shkolle tjeter. b. Nuk i ploteson kriteret sepse nuk eshte i licencuar per pune ne procesin arsimor si dhe dyshojme se nuk e ka te kryer trajnimin per drejtor shkolle i cili eshte i parapare me rregullore. Them dyshojme sepse nuk po lejohet qasja ne dokumente zyrtare te komunes. Me kete rast mendoj se me eshte bere e padrejte dhe per kete do te ushtroj ankese por nuk po shpresoj qe ankesa ime do te shqyrtohet duke marre parasysh qe hallkat e zingjirit te se keqes jane te lidhura fort ne mes veti. Gjithashtu po verej hezitimin per te me siguruar oret duke me lene keshtu faktikisht te papune. Te nderuar! Du ate ju njofoj se per 5 vitet e punes sime si drejtoreshe shkolle dhe 10 vite tjera si mesimdhenese ne kete shkolle, kam pasur performance te shkelqyeshme. Raportet nderkolegiale kane qene te shkelqyeshme. Kam pasur dhe kam ende perkrahjen 100% te mesimdhenesve dhe te komunitetit. Asnje verejtje nuk kam pasur ne punen time profesionale. Koleget e mi mesimdhenes kane kane bere peticion ne perkrahjen time dhe kane dashur shpjegim nga Kryetari i Komunes per vendimin e dhene por jane injoruar nga ai ne menyren me mosperfillese! Mendoj se e vetmja rruge per mua ka mbetur kjo qe te senzibilizoj opinionin permes mediave. Me disa media lokale kam kontaktuar dhe jane te njofuar me rastin por deri me tash asgje! Asnje njoftim nga to! Prandaj po iu shkruaj juve duke e ditur qe jeni konsekuent ne gazetari hulumtuese. Mbetem me shprese se do te hulumtoni rastin. Jam e gatshme te kontaktoj me ju per informata shtese. Me respekt AA [email protected] 044-XXXYYY

  • Ferizaj
  • Arsim
8 Vite Më parë

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests