E verifikuar

KORRUPCION

  • Obiliq
  • Kuvendi komunal
  • 03.07.2015

Miq, Sapo kemi pranuar raportin e auditorit te pergjitheshem per komunen e Obiliqit, ky raport pasqyron parregullsite e ekzekutivit aktual të komunes. Ne zyren e prokurimit jane bere keto keqeperdorime: ‪#‎TEGJETURA‬ Për shkak të menaxhimit të dobët të kontratave dhe mungesës së rishikimeve efektive nga menaxhmenti ekzistojnë vonesa të shumta në realizimin e projekteve. Raste të tilla janë paraqitur në vazhdim: 1. Pranimi teknik i projektit ”Asfaltimi, trotuari dhe ndriçimi i 6 rrugëve në Qytet“ në vlerë 263,803€ ishte bërë me 120 ditë vonesë; 2. Pranimi teknik i projektit “Asfaltimi i rrugëve lokale në Grabovc” në vlerë 38,500€ ishte bërë me 73 ditë vonesë; 3. Situacioni i tretë i përkohshëm për projektin “Asfaltimi i rrugëve rurale” në vlerë 293,973€ ishte pranuar 76 ditë pas afatit për përfundimin e projektit; dhe 4. Situacioni i tretë i përkohshëm për projektin “Asfaltimi, trotuaret dhe ndriçimi i rrugës - Washingtoni” në vlerë 115,979€ ishte pranuar 80 ditë pas afatit për përfundimin e projektit. Në asnjë nga rastet e identifikuara komuna nuk kishte zbatuar penale për vonesa. Ne i bejme thirrje publike Prokurorise Speciale qe ta bene hetimin e ketyre projekteve kapitale.

Kallxo.com Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP. Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme. Identiteti i qytetarëve të cilët raportojnë do të mbetet konfidencial dhe do të ruhet nga ekipi i www.kallxo.com, pa marrë parasysh a i kanë dhënë apo jo këta qytetarë shënimet lidhur me identitetin e tyre

Si të raportojmë? KALLXO ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës

Kako da prijavimo?KALLXO pruža mogućnost svim građanima Kosova da prijavljuju slučajeve korupcije, organizovanog kriminala, prevare, sukoba interesa, kao i sve druge slučajeve zloupotrebe službenog položaja, nemara, nerada, ugrožavanja prava kosovskih građana, ili ugrožavanja opštih interesa

How to report?kallxo.com provides the possibility for all Kosovo citizens to report cases of corruption, organized crime, fraud, conflicts of interest, and other cases of abuses of official capacity, neglect, inaction, infringement of rights of Kosovo citizens, or infringement of general interests