jep doreheqeje drejtori i arsimit ne Rahovec
- Rahovec
- Arsim
- 05.03.2015
Sot gjatë ditës Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Rahovec, z. Behar Rama i ka dorëzuar kryetarit të komunës, Idriz Vehapi, shkresën e tij për dorëheqje nga detyra e Drejtorit të Arsimit. Burime të sigurta nga stafi i ngushtë i kryetarit Vehapi, po ashtu edhe nga Drejtoria e Arsimit kanë konfirmuar këtë lajm për RahovecPress. Burimet kanë dashur që të mos u bëhet publik emri i tyre, mirëpo kanë thënë se dorëheqja tashmë është punë e kryer. Ndërkohë, ndonëse ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj dorëheqje, thuhet se shkas janë bërë shkeljet e shumta në Drejtorinë e Arsimit si dhe telashet që i kanë lindë kësaj drejtorie me institucione të ndryshme si: Inspektorati i Punës, Inspektorati i Arsimit, Gjykatat etj. Vlen të theksohet se gjatë kësaj kohe Drejtoria e Arsimit është gjobitur dy herë nga Inspektorati i Punës, si dhe janë evidentuar disa here shkelje nga Inspektorati i Arsimit. Në të njëjtën kohë, përderisa në Gjykatën Themelore në Gjakovë është duke vazhduar gjykimi i Drejtorit Behar Rama, merret vesh që së fundmi atij i është ngritur edhe një padi e re nga Inspektorati i Arsimit në Gjakovë si rezultat i mosrespektimit të vendimeve të kësaj të fundit.