Ankese nga Studentet e Psikologjise per provimin X AA
- Prishtinë
- Arsim
- 01.03.2015
Jemi nje grup i studentëve të Departamentit të psikologjis, të cilët kërkojmë që të vendoset drejtësi në vlerësimin e lëndës të X, e cila ligjërohet nga profesori AA. Meqenëse profesori AA është dukë shfrytëzuar pozitën e tij dhe është duke vlerësuar studentët në mënyrë të padrejtë, ne studentët si individ nuk kemi fuqi ti kundervihemi, kërkojmë nga studentët të cilët pajtohen me mendimin tonë të na bashkangjiten që të gjejmë një zgjidhje për këtë lëndë. Më poshtë dëshirojmë ti cekim disa vërejtje për profesorin AA: 1. Provimi I fundit në X I, ka qenë një dështim, sepse provimin e kanë kaluar vetem 3 veta nga 500 apo mëshumë. Ne mendojmë se ky dështim vjen më tepër nga mospuna e profesorit se sa nga mospuna e studentëve. Këtë pohim e përkrahin rezulatet e provimeve tjera, ku kalueshmëria e studentëve përkon me një mesatare reale. Dihet se nga nje profesor I suksesshëm dalin edhe student të sukseshem, e në rastin tonë po ndodh e kundërta. 2. Profesori shpesh I shfrytezon ligjeratat e veta për të treguar barcoleta e jo për të shpjeguar lëndën . 3. Njohim studenta, të cilët vetë kanë pohuar se të profesori AA e kanë kaluar provimin përmes intervenimit dhe jo në bazë të meritave të veta. 4. Është vështirë ta kontaktojmë dhe të konsultohemi me profesorin sepse në shumicën e rasteve nuk vjen në orët e konsultimeve. 5. Pyetjet në provimin e fundit kanë qenë të përpiluara nga literatuara të cilën profesori e ka cekur si joobligative. 6. Kemi njohuri që ky profesor punon në shumë vende dhe mendojmë se kjo mund të jetë arsyeja për mospunën e tij në departamentin tonë. 7. Është I vetmi profesor, I cili nuk tregon rezultatet në mënyrë transparente, mendojmë se është pikërisht kalueshmëria shumë e ulët arsyeja për këtë veprim. Për fund dëshirojmë të japim dy alternative të cilat mendojmë se do të tregojnë realitetin në menyre më të drejtë, e para është të kërkojmë një profesor tjetër për ketë lendë dhe tjetra është që provimi të përpilohet në mënyre që profesori të mos ketë mundësi të bejë kësi lloj padrejtësie. Mirëpresim alternativa dhe zgjidhje tjera nga ana juaj.