Fakulteti i Arteve
Përshendetje të nderuar, Po iu shkruaj lidhur me mbarvajtjen e procesit të përzgjedhjes së mësimdhënësive në Fakultetin e Arteve ne Universitetin e Prishtinës, konkretisht për konkursin e hapur nga UP për punësimin e një mësimdhënësi për lëndën Diksion. Unë AA, mësimdhënës i angazhuar për të ligjëruar lëndën X, pranë Fakultetit të Arteve, lëndë të cilën e ligjëroj tani e dy vite. Pas hapjes së konkursit për pranimin e një mësimdhënësi të rregullt, unë dorzova dosjen time për shqyrtim. Për pozitën e njëjtë konkuruan edhe katër kolegë tjerë dhe pas formimit të komisionit recenzues dhe rrjedhës së procesit, dyshoj se janë bërë pa rregullsi: në emrimin e antarëve të komisionit vlersues, ku pas disa ditësh një nga anëtarët “profesor nga Shqipëria” është terhequr. Tani këtë funksion e bartë një profesor nga Fakulteti I Arteve, anëtar i përzgjedhur nga strukturat udhëheqëse të këshillit të Fakultetit të Arteve. Në mesin e kandidatëve për mësimdhënës është edhe BB, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dyshoj se kandidatja në fjalë është duke shfrytëzuar autoritetin e saj politik për të fituar këtë vend pune. Për shqetësimin tim lidhur me politizimin e këtij procesi, iu kam drejtuar edhe Rektorit të UP, ku kam shprehur shqetësimin tim për mbarvajtjen procesit dhe kam kërkuar që të mbikqyret ky proces, për të evituar parregullsitë. Mendoj që kandidatja në fjalë nuk plotëson kriteret për të ushtruar detyrën e mësimdhënësit, duke iu referuar CV-së së saj dhe provojës, të gjitha këto të rregulluara me statutin e UP dhe me Rregulloren mbi kualifikimin e personelit akademik te fakultetit të arteve. Kërkoj nga ju të e mbikqyrni këtë proces, gjithashtu të ju drejtoheni udhëheqësve të Fakultetit të Arteve për mbarvajtjen e procesit dhe mundësisht të intervistoni anëtarët e komisionit, për të u informuar për kriteret e tyre për kualifikimin e kandidatit. Gjithashtu të kërkoni që të i shihni dosjet e secilit kandidat, për të verifikuar kriterin e përzgjedhjes së mesimdhënësit për këtë lëndë. Dyshoj se po vazhdon politizimi UP-së, dhe kulmi i së keqës politizimi i Tempullit të kulturës së vendit Fakultetit të Arteve. Me respekt, AA
- Prishtinë
- Obrazovanje