Për ne

Platforma online www.kallxo.com është projekt i përbashkët i organizatave Internews Kosova, Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, OJQ "LENS" dhe Agjensionit Kundër Korrupsion, i mbështetur financiarisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.

Platforma ofron mundësinë për të gjithë qytetarët e Kosovës që të raportojnë rastet e korrupsionit, krimit të organizuar, mashtrimit, konfliktit të interesit si dhe të gjitha rastet e tjera të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, neglizhencës, mospunës, rrezikimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, apo rrezikimit të interesave të përgjithshme.

Projekti implementohet nga:

Internews Kosova (I/KS) është organizatë jo-qeveritare, e themeluar në vitin 1999, nga një ekip guximtar vendor dhe ndërkombëtar. I/KS është organizatë e pavarur dhe si e tillë është anëtare e rrjetit ndërkombëtar të organizatave të ngjashme si Internews International. Synimi kryesor i I/KS është zhvillimi i demokracisë, përkrahja e shoqërisë civile dhe zhvillimi i mediave të pavarura dhe gazetarisë profesionale në Kosovë dhe rajon. I/KS në bashkëpunim me BIRN prodhon emisionin Jeta në Kosovë dhe Drejtësia në Kosovë.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN) është organizatë mediale e specializuar në gazetari hulumtuese, monitorim të shërbimeve publike dhe transmetime televizive. Për më shumë se shtatë vjet BIRN prodhon dhe transmeton në Radio Televizionin e Kosovës emisionin Jeta në Kosovë dhe në dy vitet e fundit edhe emisionin Drejtësia në Kosovë. Gjithashtu, për më shumë se tre vjet BIRN monitoron shërbimet publike duke u fokusuar në sistemin e drejtësisë.

Agjensioni Kundër Korrupsion (AKK) është institucion i pavarur i themeluar nga Kuvendi i Kosovës i cili, ndër të tjera, inicion dhe zhvillon procedurën e zbulimit dhe hetimit paraprak të korrupsionit dhe përcjellë kallëzime penale për rastet e dyshimit për korrupsion në prokurorinë publike kompetente, nëse për të njëjtin rast nuk zhvillohet procedurë penale; bashkëpunon me institucionet vendore, të huaja dhe ndërkombëtare që kanë për mision parandalimin dhe luftimin e korrupsionit; në bashkëpunim me Komisionin, Qeverinë, institucionet e tjera dhe me organizatat joqeveritare, harton strategjinë kundër korrupsionit dhe planin e veprimit dhe monitoron dhe mbikëqyrë zbatimin e Strategjisë kundër Korrupsionit dhe planin e veprimit;

Përmbajtja e portalit është përgjegjësi vetëm e www.kallxo.com dhe nuk paraqet pikëpamjet e mbështetësve të projektit.

Organizatat partnere:

  • Perkrahur nga
  •